Bashkëqeverisja PD-PS alarmon Berishën, njerëzit e Berishës mesazh Bashës të qëndrojë larg Ramës

0
Bashkëqeverisja PD-PS alarmon Berishën, njerëzit pranë tij

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i druhet një bashkëqeverisje mes PS dhe PD. Ultimatumi që erdhi nga ambasadorja Yuri Kim, po interpretohet nga njerëzit më besnikë të Berishës, si një lëvizje për t’i hapur rrugë bashkëqeverisjes. Berisha është i vetmit që nuk e do diçka të tillë dhe nëse ai largohet, do jetë më e lehtë një aleancë PD-PS. Një gazetar pranë televizionit të familjes Berisha, ka nisur një sulm frontal ndaj ambasadores Kim, ndërsa në argumentet e tij, ajo po tenton që të krijojë terrenin për bashkëqeverisje mes PD dhe PS. “”Mjaftistët” e PD dhe ata që janë për certifikimin e “Prindit I” dhe “Prindit II” po miratojnë në forma të ndryshme kërkesën e Yuri Kim për largimin e Berishës nga grupi i PD, çfarë do të thotë se janë për bashkëqeverisje me Ramën. OK, mendimi i tyre. Por, siç e thonë me zë që zgjedhin Amerikën edhe kur ajo nuk ka të drejtë, duhet ta thonë po me zë se jemi për bashkëqeverisje me Ramën që të mos e hamë, por ta pimë barin. Kush nuk e kupton që sulmet ndaj Berishës janë për t’i hapur rrugë bashkëqeverisjes ose është idiot ose bën sikur është idiot”, shprehet gazetari i familjes Berisha. Më tej ai duket se ka një mesazh të qartë për Bashën, ku i kërkon të zgjedhë nëse do jetë me Berishën apo me Ramën, ndërsa e kundërshton me shumë patos bashkëqeverisjen PD-PS. Nëse vihet re, Berishës deri më tani nuk i ka dalë në krah asnjë nga grupi parlamentar dhe në korridoret e PD po flitet shumë shpesh për bashkëqeverisje me PS. Si duket ish-kryeministri ka hedhur në sulm njerëzit e tij për të paralajmëruar Bashën.

Bamir Topi thirrje Berishës të largohet

Lidhur me debatet nëse duhet të ikë Berisha nga partia apo jo ka reaguar dhe ish-presidenti Bamir Topi, një ndër ish-bashkëpunëtorët e Berishës. Sipas tij, ai duhet të largohet, pasi në të kundërt PD do të rrënohet keq. Sipas Topit do krijohen klane, grupe brenda partisë. “Ai individ politikisht sipas meje, nuk është më për garë. Jo. Të gjithë personazhet e asaj moshe tërhiqen. Por ky është pengu i demokracisë. Është kosto e asaj partie e çdo gjë. Me këtë kosto historia s’do të qëndrojë statusquo, por do të ketë zhvillime në politikë”, tha Topi. Më tej ai ka paralajmëruar se PD në Parlament mund të ndahet në fraksione. Sipas Topit, prania e Berishës do sjellë ndarje të partisë. “Do të ketë zhvillime në Parlament. Unë kam një skenar tjetër, nëse brenda Parlamentit s’do të ketë reflektim, do të krijohet një grupim tjetër politik. Ky është mendimi im. Kjo që po them është e rëndësishme, sepse të jesh në Parlament të shohësh një pozicion reflektar ndaj partnerit kryesor, e të vazhdosh me linjën e PD, do të dalin disa të tjerë e do të japin një grupim tjetër politik në Parlament. Lideri aktual i PD nga ana tjetër do të marrë përsipër këtë marrëveshje të nëndheshme që ka pasur me Berishën. Vendimet e tij janë bërë në bashkëpunim me Berishën. Grupi që do të dalë, do të ketë forcën e atij grupi që do të jenë të veshur si deputetë. Jam i bindur që një grup tjetër, ndoshta më i madh nga ai që i shkon linjës së Bashës, do të krijohet në Parlament”, tha ai.

Artikulli i mëparshëmSpartak Ngjela plas “bombën” e radhës: Sali Berisha i dha mandatin e tretë Ramës
Artikulli i radhësZbulohet fakti tronditës! Masakroi me thikë 2 persona pak pas lirimit nga burgu, terroristi britanik kishte ndërmend të vriste edhe mbretëreshën Elizabeth