Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Tiranës, ku një punonjës i një kompanie interneti ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Punonjësit që ka ndërruar jetë ka qënë bashkë me një tjetër koleg, i cili gjithashtu ka rënë në kontakt me rrymën por ka arritur që të shpëtojë. Të dy janë nisur me urgjencë për në spital për të marrë ndihmën e parë me një furgon.
Mësohet se të dy ishin duke punuar në fshatin Laknas, pranë Rinasit në momentin kur ka ndodhur incidenti.
Rrugën për në spital, furgoni që po i trasportonte ka përplasur një person me biçikletë në Kamëz duke e plagosur. Fatmirësisht raportohet se i moshuari i përplasur është jashtë rrezikut për jetën.