Çmenduri në Paris/ Për 7 minuta shiten 150 mijë bluza me emrin e Mesit

0

Çmenduri e paimagjinueshme për Lionel Mesin nga tifozët e Paris Saint-Germain. Shiten në 7 minuta 150,000 mijë fanella, ndërsa klubi siguron 23 milionë euro. Parisi pa dyshim jeton dhe merr frymë në ritmet e Lionel Mesit! Asi argjentinas pas një melodrame, më në fund nënshkroi marrëveshje me Paris Saint-Germain dhe sot ai u prezantua zyrtarisht si lojtar i PSG-së në konferencën për shtyp. Në fakt, mijëra njerëz e prisnin jashtë “Parc des Princes”, duke e hyjnizuar.

Paris kishte përgatitur 150,000 bluza me emrin e argjentinasit në anën e pasme, me shitjet që nisën në orën 10:00 të mëngjesit dhe 7 minuta më vonë të gjithë kishin një bluze si ajo.

Përveç radhëve që krijoi në çdo butik, kjo shtoi edhe porositë që bëhen online, që janë me mijëra.

Në fakt, nga 150,000 bluza të shitura online, 160 euro secila, Parisi siguroi 23,000,000 euro.

Artikulli i mëparshëmTalibanët marrin Gaznin, një hap më afër Kabulit
Artikulli i radhësAntonela, gruaja e Mesit ka një mesazh për Parisin