E rëndë në Turqi/ Po shuante flakët, rrëzohet avioni ‘Beriev’ i ardhur nga Rusia, asnjë i mbijetuar

0
Wr

Një aeroplan zjarrfikës është rrëzuar mesditën e sotme në Turqinë Jugore.

Sipas mediave turke, bëhet fjalë për një avion rus të tipit Beriev, të cilin qeveria e kishte marrë me qira nga Rusia për shkak të zjarreve të mëdha që janë ndezur kohët e fundit.

Ekipet e kërkim -shpëtimit kanë shkuar në zonë, por sipas informacioneve të gjithë pasagjerët kanë vdekur.

Mësohet se në bordin e aeroplanit ishin 5 anëtarë të ekuipazhit rus dhe 3 zyrtarë turq.

“Kontakti humbi me aeroplanin, i cili ishte marrë me qira nga Rusia për të ndihmuar Turqinë të përpiqej të shuante zjarrin në pyll në Kahramanmaras,” tha një zyrtar turk për Anadolu Agency.

Artikulli i mëparshëmBie nga kati i tretë i banesës, humb jetën 25-vjeçari në Krujë
Artikulli i radhësMagjia e tregut të lirë