Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar në 88-vjetorin e vdekjes patriotin e madh Hasan Prishtina.
Kreu i Shtetit citon Hasan Prishtinën teksa duke e risjell në kohë mesazhin e tij, deklaron se sot kur Shqipëria vuan plagën e madhe të shpopullimit është detyra jonë t’i kthejmë rinisë shpresën.
MESAZHI I METËS
“Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”.
I vrarë pabesisht 88 vite më parë, kjo thënie e kolosit të politikës dhe çështjes shqiptare, patriotit të paharruar Hasan Prishtina, është më aktuale se kurrë.
Sot kur Shqipëria vuan plagën e madhe të shpopullimit është detyra jonë t’i kthejmë rinisë shpresën dhe besimin për ndërtimin e së ardhmes së sigurt europiane në Atdhe. 🇦🇱