Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Milot-Lezhë. Nga përplasja e makinave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Si rrjedhojë e kësaj përplasjeje është shkaktuar një trafik të rënduar në këtë rrugë. Mjetet kanë pritur për orë të tëra në trafik. Kjo situatë është rënduar dhe nga mjetet e shumta që si destinacion kanë plazhin.