Avokati Idajet Beqiri theksoi se në krye të PD-së do të ishte i ndjeri Sokol Olldashi, por Sali Berisha i rregulloi punët që ai të mos ishte as fizikisht më.
“Edhe vetë anëtarët e PD-së kanë qenë të bindur se Basha nuk është Basha por Sali Berisha. Ai dilte kryetar vetëm se kishte mbështetjen e Berishës, nëse nuk do ta kishte nuk do të ishte bërë kryetar. Madje do të dilte Sokol Olldashi. Por Berisha i kishte rregulluar punët aq mire sa Olldashi të mos ishte as fizikisht më dhe ia dha të pastër pushtetin Bashës. Ai e di që është produkt i Berishës”, tha Beqiri në Dritare.