Netflix ka parë numrin e të regjistruarve të rritet këtë vit ndërsa izolimet në të gjithë botën po i mbajnë njerëzit në shtëpi, dhe ata duan të kalojnë kohën.
Rreth 16 milionë njerëz janë regjistruar tre muajt e parë të vitit-tha kompania. Numri, është thuajse dyfishi i regjistrimeve që kishte parë në muajt e fundit të 2019.
Sidoqoftë, shërbimi i transmetimit streaming, që qëndron pas produksioneve shumë miliona dollarëshe, tha se izolimet kanë ndaluar ndërkohë thuajse të gjitha xhirimet, kudo në botë. Dhe një rënie e ndjeshme në vlerë e shumë valutave, ka bërë që regjistrimet e reja jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku Netflix e ka qendrën, nuk vlejnë për kompaninë njësoj si para krizës. Dhe kjo ka prekur të ardhurat që i vinin Netflix nga jashtë.
Sidoqoftë, aksionet e gjigantit të argëtimit në shtëpi, janë rritur me më shumë se 30 për qind këtë vit ndërsa investitorët janë të bindur se Netflix do të dijë të përfitojë nga njerëzit që kalojnë kohën në shtëpi. Kompania sidoqoftë po përballet me konkurrencë në rritje nga të tjerë rivalë si Disney plus dhe Amazon prime, që kanë arkiva të gjera përmbajtjeje për të tërhequr abonentë të rinj. Një shërbim streaming i ri, quibi, ka shpenzuar miliarda për të transmetuar përmbajtje me yjet e hollivudit. Më vonë këtë vit edhe HBO max dhe NBC Universal do të lancojnë peacock në SHBA. Në botën e streamingut, përmbajtja është gjithçka dhe më shumë rivalë, do të bënin që netflixi të rishikonte të vetën.