OBSH thirrje për variantin Omicron të Covid-19: Jo panik, por duhen përgatitje

0
OBSH thirrje për variantin Omicron të Covid-19: Jo panik, por duhen

Bota nuk duhet të panikoset për variantin e ri Omicron të Covid-19, por duhet të përgatitet, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Duke folur në një konferencë të premten, shkencëtarja kryesore e OBSH-së Soumya Sëaminathan tha se situata tani ishte shumë e ndryshme nga një vit më parë.

Raportet sugjerojnë se Omicron është gjetur në afër 40 vende.

Është ende e paqartë nëse varianti me mutacion të lartë është më i transmetueshëm ose më i aftë për t’iu shmangur vaksinave, shkruan BBC.

Të dhënat e hershme të raportuara nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut – ku varianti u zbulua për herë të parë – sugjerojnë se Omicron mund të shmangë njëfarë imuniteti ndaj Covid-19, megjithëse ekspertët paralajmërojnë se analiza nuk është përfundimtare.

Artikulli i mëparshëm“Është djathtas”/ Skandali i “Pandora Papers”, gazetari i njohur jep informacionin e bujshëm: Një familje e rëndësishme politike shqiptare humbi shumë para në Qipro
Artikulli i radhësPërplasjet në PD/ Arian Curri trondit me deklaratën, tregon çfarë do të ndodhë në dy kuvendet e thirrura nga demokratët