Apeli lë në fuqi dënimin për grupin e Emiljano Shullazit, 54 vite pas hekurave

0

Apeli i GJKKO pas 2 orësh ka lënë në fuqi dënimin e GJKKO për një nga njerëzit më të rrezikshëm të botës së krimit, Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

GJKKO ka vendosur të dënojë në total me 54 vite burg 5 të akuzuarit për gjobëvënie dhe grupit kriminal. Gazetari Ermal Vija raporton se vetë Shullazi është dënuar me 14 vite burg.  Të dënuarit e tjerë që janë akuzuar si pjesë e grupit të shullazit janë Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit me 12 vite burg; Endrit Qyqja, Endrit Zela, të konsideruar anëtarë aktiv të bandës me 10 vite burg dhe Blerim Shullazin me 9 vite heqje lirie.

Apeli prej të paktën dy vitesh nuk ka arritur të nisë gjykimin e 5 të pandehurve të dënuarve kjo për shkak të mungesës së avokatëve, por edhe përjashtimit të një numri të lart gjyqtarësh për shkaqe të konfliktit të interesit.

Në vitin 2018 Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin dhe anëtarët e tjerë të grupit për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Përveç kësaj çështje penale, ndaj Emiljano Shullazit po hetohet edhe për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të Vajdim Lamajt dhe Artan Arsit, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shkurt 2005 në Tiranë.

Shullazi u shpall i pafajshëm për akuzën e kanosjes ndaj dy rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule dhe atë të shkatërrimit të pronës, për vendosje tritoli biznesmenit Jani Zaka në Tiranë dhe Adriatik Kuçuku në Lushnjë.

Artikulli i mëparshëm“Blackout” total në Kukës
Artikulli i radhësTenderi i uniformave, prokuroria jep pretencën për të akuzuarit