Tenderi i uniformave, prokuroria jep pretencën për të akuzuarit

0

Prokuroria ka dhënë pretencën për të akuzuarit lidhur me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Siç  bën me dije gazetari Ermal  Vija organi i akuzës ka kërkuar që të gjithë të dënohen me 1.6 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar 1 vit burg.

Gjithashtu prokuroria ka kërkuar si masë plotësuese heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare.

Të akuzuar për këtë çështje janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ministrisë së Brendshme: Edlira Naqellari , Flutura Cerkezi , Ani Omuri, Klevis Hasani , Kreshnik Bejkaj , Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, Anisa Bogdani dhe Aurora Mulla.

Zyrtarët e ministrisë u arrestuan me urdhër të SPAK, pas një hetimi lidhur me tenderin e unfirmave të vitit 2020.

Artikulli i mëparshëmApeli lë në fuqi dënimin për grupin e Emiljano Shullazit, 54 vite pas hekurave
Artikulli i radhës4 viktima nga koronavirusi/ MSH: 406 raste të reja në 24 orët e fundit! Ja apeli për qytetarët