Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të organizuar përpara selisë së PD-së. Avokati i Popullit ka bërë një bilanc të protestës duke thënë se në total janë 59 të shoqëruar, 8 të mitur, ndërsa ka dhënë informacion dhe për gjendjen e të shtruave në spitale.
“Sipas konstatimeve të Avokatit të Popullit, në të gjitha komisariatet e kryeqytetit ishin shoqëruar në total një numër prej 59 qytetarësh nga të cilët 28 persona në Komisariatin nr.1, 14 persona në Komisariatin nr.2, 8 persona në Komisariatin nr.3, 5 persona në Komisariatin nr.5, 3 persona në Komisariatin nr.6 dhe 1 person në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Të dhënat i referohen kohës së kryerjes së inspektimeve dhe situata vijon të jetë në dinamikë. Ndërkohë sipas verifikimeve, 8 ndër të shoqëruarit ishin të mitur. Për të miturit veprimet kryheshin me përparësi dhe ishin njoftuar familjarët për të qenë të pranishëm në momentin e pyetjes së tyre”, thuhet në njoftim.