Në edicionin e ardhshëm të Festivalit të Këngës, disa nga emrat e njohur të muzikës shqiptare janë konfirmuar të marrin pjesë. Këtë vit, artistë të njohur si Vesa Luma, Big Basta, dhe Luiz Ejlli do të jenë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm muzikor.
Vesa Luma dhe Big Basta pritet të performojnë në një duet, ndërsa Luiz Ejlli, i njohur për pjesëmarrjen e tij në Eurovision në të kaluarën, po kthehet në skenë pas 17 vitesh.
Edicioni i ardhshëm i Festivalit të Këngës pritet të sjellë një shumëllojshmëri artistësh dhe zhanresh muzikore, duke përfshirë edhe artistë të tjerë të njohur si Ardit Çuni, Vesa Smolica, Blerina Braka dhe Erma Mici