“Fushata e Ardit Bidos gjatë regjistrimit të popullsisë: A është ky intimidim ndaj minoriteteve etnike?”

0

Në një kohë ku Shqipëria po kryen regjistrimin e popullsisë, veprimet dhe deklaratat e Drejtorit të Arkivave të Shtetit, Ardit Bido, i cili herë vetprezantohet si studiues e herë si “atdhetar”, kanë nxitur polemika dhe debate të ashpra. Sipas burimeve të ndryshme, Bido, i njohur për lidhjet e tij me Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), është akuzuar se po bën fushatë për të intimiduar anëtarët e minoritetit grek në Shqipëri që të mos vetë-deklarohen si grekë gjatë procesit të regjistrimit.

Gjatë prezantimeve të librit të tij në disa qytete të Shqipërisë, Bido ka bërë deklarata që janë perceptuar si të drejtuara drejtpërdrejt ndaj minoritetit grek. Ai ka theksuar se përpjekjet për të arritur një përqindje prej 20% të popullsisë që vetëdeklarohen si grekë janë të motivuara politikisht dhe do prodhojnë një “gënjeshtër” dhe “artificialitet”.

Reagimet ndaj këtyre deklaratave kanë qenë të shumta dhe të ashpra. Përfaqësues të komunitetit grek dhe aktivistë të të drejtave të njeriut kanë akuzuar Bido se po ushtron presion dhe për të krijuar një mjedis të frikësues dhe pasigurie ndaj qytetarëve që vetëdeklarohen si grekë. Kritikët argumentojnë se veprimet e tij si zyrtar shteti duhet të karakterizohen nga neutraliteti dhe respekti ndaj të drejtave të të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike.

Një tjetër pikëpyetje që lind është lidhur me financimin e fushatës dhe prezantimeve të librit të Bidos gjatë një periudhe kaq kritike siç është regjistrimi i popullsisë. Pyetjet që janë ngritur në lidhje me burimet e financimit janë nëse këto aktivitete po kryhen në kohën dhe me burimet që përkasin detyrave zyrtare të Bidos si Drejtor i Arkivave të Shtetit.

Përfshirja e Bidos në këto çështje të ndjeshme ka pasur një ndikim të dukshëm në shoqëri. Kritikët argumentojnë se qëndrimet dhe deklaratat e tij rreth minoritetit grek dhe Kishës Ortodokse rrezikojnë të përçojnë mesazhe të ndarjes dhe të krijojnë një mjedis tensioni dhe mosbesimi. Kjo mund të ketë pasoja afatgjata në marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në Shqipëri.Marjana Qirjazi*

*Autorja e këtij shkrimi është pedagoge për Edukimin e Femijeve në Universitetin Rinor të Athinës

Artikulli i mëparshëm”Investitor strategjik”, Qeveria i kalon mbi 22,000 metra katrorë në bregdetin e Drimadhes biznesmenit Florenc Gjikuria! Do të ndërtojë një hotel të vogël dhe 150 vila
Artikulli i radhësProvat shkresore/ Erion Veliaj jepte urdhëra si pronar i inceneratorëve