Zhgënjim kuqezi, “shpëton” vetëm Asani dhe Allsani, dobët Hysaj dhe Strakosha

0

Në një sfidë ku pësuam 3 gola, ku nuk goditëm asnjë herë kuadratin, është e vështirë të gjesh detaje pozitive. Vetëm tifozët ishin pjesa më e bukur, nuk zhgënjyen as këtë herë, duke dhuruar spektakël në tribunat e “Ennio Tardinit”. Kjo ishte një sfidë ku të gjithë ishin sy e vështirë për të parë se çfarë ekipi do të hidhte Sylvinho, por trajneri nuk ndryshoi as në këtë sfidë, pavarësisht se ishte thjesht një test miqësor. Nuk patën asnjë imapakt as zëvendësimet e kryera në pjesën e dytë, Shqipëria dukej shumë larg atij ekipi që dhuroi spektakël gjatë fazës kualifikuese.

Sipas “Sofascore”, faqes së specializuara për statistika, dy lojtarët me notën më të lartë rezultuan Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, të vlerësuar me notën 6,9. Pas tyre renditet Mario Mitaj me 6,8, i ndjekur nga Rey Manaj, Taulant Seferi dhe Nedim Bajrami me 6.7. Dy lojtarët më pak të vlerësuar rezultojnë Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha, të vlerësuar me notën 6,2.

Artikulli i mëparshëmRritet numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në Moskë, arrestohen 11 persona
Artikulli i radhësArrestimi i Jorgo Goros, SPAK zbardh akuzat për Kryebashkiakun e Ramës në Himarë