Sadakaja që i paskan dhënë Andi Bushatit “reporterët e SPAK-ut”

0

Nga Habjon Hasani

E njoh, e lexoj, e ndjek dhe e vleresoj kolegen Anila Hoxha. Mbi te gjitha per integritetin qe ka.

Por sot vendosa te reagoj ndaj nje shenimi te saj, pasi gjykoj se eshte kthyer permbys jo thjesht misioni i gazetarit, por sistemi elementar i arsyetimit.

Ne shenimin e saj Anila Hoxha theksonte faktin se ishin pikerisht ata gazetaret dhe reporteret e terrenit qe i paskan bere “nder” Andi Bushatit qe pasi doli nga dera e SPAK-ut, reporteret i dhane luksin qe te thoshte e te denonconte presionin qe po i behej.

Andi Bushatin nuk e njoh fare personalisht, por sigurisht qe kam informacion per te. Ne karrieren nga vjen Andi Bushati (qe prej  fakultetit Koha Jone) ben pjese te ai qe une e quaj “1 perqindeshi”, qe as i shet e as i blen dot; edhe pse ka mundesi te beje ujdi shume milioneshe me ke t’i doje bytha.

E respektoj jashtezakonisht per kete force karakteri dhe ndonese shpesh shumica nuk e kuptojne ne qendrimet e veta ne dukje “kontroverse” (se njehere godet majtas e njehere djathtas) e verteta eshte qe Bushatin nuk e kap dot askush prej xhakete, i ka te deklaruar pa komplekse miqte e tij dhe nuk e rruan fare per te thene ate qe mendon.

Madje dikur me ka vene ne mendime Aleksander Frangaj, sepse kur Bushati u inatos me te dhe iku nga Klan me emisionin “Zone e Ndaluar”, Frangaj per nje vit rresht e priti duke mos e ngare skenografine dhe studion e emisionit te tij, me shpresen qe Bushati do kthehej serish.

Me ka vene ne mendime Frangaj me kete veprim pasi tregon shume dhe per te kjo gje.

Kete veti karakteri te Bushatit nuk ta jep dot fakulteti i gazetarise, karakteri nuk mesohet ne shkolle.

Ndaj dhe paçka se shpesh ndaj qendrime editoriale te ndryshme nga ato qe perhap Bushati, nuk ka ndodhur kurre qe ta lexoj ate te udhehequr nga interesi meskin apo nga frika, thjesht ka idete e veta askete dhe thote ate qe mendon. E respektoj shume kete veti karakteri.

Por duke qene se e mbaj mend shume mire dhe ne raste te perseritura kam gjetur rastin te bej e te publikoj sa kam takat per rastet “Qyno” dhe “Lapsi”, ne kete pike me duhet te them dy tre principe sa i takon pretendimit te koleges Anila Hoxha.

Menyra si Anila Hoxha ka pershkruar “sadakane” dhe nderin qe i paskan bere Bushatit reporteret duke i dhene shansin te fliste pasi doli nga SPAK, eshte e pasakte.

Asnje nder nuk i keni bere Andi Bushatit ju reporteret e terrenit ne SPAK.

Sepse Andi Bushati nuk kishte bere asnje krim, krimin e kishte bere qeveria (me te cilen eshte ne partneritet media ku punon Anila) dhe listat e patronazhisteve nuk i kishte hartuar Bushati por Edi Rama.

Bushati i publikoi ato.

Ndaj dhe detyra e atyre reportereve aty ne terren nuk kishte fare te bente me Bushatin, por me kreun e kohes ne SPAK, Arben Krajen.

Duhej t’i hidheshit ne fyt Arben Krajes, te mos linit rast pa e pyetur se a kishte hetuar ai sipermarrjen industriale te grabitjes se te dhenave personale nga ana e patronazhisteve?

Duhej ta kishit pyetur çdo dite Arben Krajen se cili organ dhe cili person  apo zyrtar i larte ka bere kete manipulim industrial me qellime antiligjore elektorale.

Gjykoj se njesoj duhej te kishit pyetur dhe per rastin e kolegut tuaj Elton Qyno, per te cilin me rezulton se SPAK ka mashtruar me dokument te sigluar ne pergjigjen qe i ka dhene se fundmi panelit te OKB-se qe nderpreu presionet ndaj Qynos.

Nuk i keni bere asnje nder Andi Bushatit.

Madje nuk keni bere as detyren duke pyetur Bushatin, se Bushati nuk ka bere as krimin e as hetimin, thjesht ka publikuar.

Detyren do e kishit bere nese do pyesnit Arben Krajen dhe Edi Ramen per kete çeshtje.

Se i pari ka detyre ta hetoje krimin, ndersa i dyti dyshohet si perfituesi fundor i krimit te kryer.

Nuk i keni bere as nder dhe as keni ezauruar detyren me drejtimin e mikrofonit te Bushati kur doli nga SPAK-u, se fundja nga dera e SPAK-ut kane dale dhe drejtues televizionesh kombetare, por ata sigurisht nuk mund te ekspozohen, pasi nuk akuzohen nga SPAK-u per publikime, por per biznes me qeverine.

Artikulli i mëparshëmA dangerous precedent: How Albania’s Bektashi microstate could foster intolerance
Artikulli i radhësVodhën parat e gjobave në Rrugën e Kombit, gjykata e Kukësit lë në fuqi masat për 22 efektivët