Vodhën parat e gjobave në Rrugën e Kombit, gjykata e Kukësit lë në fuqi masat për 22 efektivët

0

Gjykata e Kukësit ka lënë në fuqi masat për 22 efektivë të policisë rrugore, të cilët kishin vjedhur paratë e gjobave të drejtuesve të automjeteve me targa të huaja në Rrugën e Kombit.

Në një seancë e cila ka zgjatur prej më shumë se 9 orësh, të akuzuarit u njohën me provat që organi i akuzës kishte ndaj tyre, ndërsa mbrojtja e secilit dha argumentet për veprimet dhe mosveprimet e tyre. Mësohet se gjatë seancës ka pasur kundërshti nga të akuzuarve për akuzat e ngritura, çka ka bërë që seanca të zgjasë për disa orë.

Por në përfundim të seancës gjykata vendosi të mos të ndryshojë masat ndaj efektivëve të cilët ishin përfshirë në një skemë vjedhje të gjobave të drejtuesve të automjeteve, kryesisht shqiptarëve të Kosovës. Masat janë përkatësisht: ‘arrest në burg’ për 6 të akuzuar, 4 në ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për 12 persona të tjerë.

Artikulli i mëparshëmSadakaja që i paskan dhënë Andi Bushatit “reporterët e SPAK-ut”
Artikulli i radhësDerbi i “thatë” pa raste/ Spektakël ofron vetëm tribuna