Derbi i parë i këtij kampionati mes Partizanit dhe Tiranës ka përfunduar në barazim pa gola. Supersfida e javës së gjashtë ju dhuroi skuadrave vetëm nga një pikë dhe shumë entuziazëm në tribuna.
Në ndryshim nga derbet e kaluara, ky i sotmi ishte i qetë dhe me pak raste për shënim. Në pjesën e parë ishin bardheblutë ata që u shfaqën më kërkues, duke iu afruar golit në dy raste, por pa sukses. Ndërkohë në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi i Partizanit, Bintsouka kishte një rast të artë, që u ndal nga portieri Selmani.
Kështu ky takim përfundoi me porta të paprekura me skuadrat u larguan nga fusha e lojës me vetëm nga një pikë. Ky është barazimi i gjashtë radhazi për Tiranën në kampionat, si asnjëherë më parë. Bardheblutë mbajnë vendin e shtatë me 6 pikë, ndërsa Partizani pozicionohet i treti me 9 pikë.