Qindra qytetarë kanë paralizuar hyrjet kryesore të Tiranës, duke shkaktuar kaos të përkohshëm në qarkullimin rrugor. Në hyrjen perëndimore të kryeqytetit, një numër i madh protestuesish, kryesisht të ardhur nga rrethet për të marrë pjesë në protestën kombëtare të organizuar nga Partia Demokratike, kanë ndaluar automjetet e tyre dhe kanë fikur motorët për disa minuta, duke bllokuar arterien kryesore të hyrjes.
Kjo veprimtari duket të jetë një pjesë e planit të protestës, e cila deri në këto momente ishte mbajtur ‘sekret’ nga organizatorët. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është të tërheqë vëmendjen ndaj kauzave që opozita po mbron, ndërkohë që pritet të ndodhin veprime të tjera protestuese gjatë ditës.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë video dhe foto që tregojnë situatën e rëndë në trafik, me rrugët bllokuara deri në superstradën që lidh Tiranën me rrethet përreth.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Protestuesit bllokojnë hyrjet kryesore të Tiranës, makinat fikur për disa minuta gjatë...