Japonia trondit botën: Po bëhemi gati për sulm… Në qiell shfaqen UFO

0
Pentagon releases 3 videos of UFOs spotted by Navy aircraft ...

“Po përgatitemi për një sulm të mundshëm nga jashtëtokësorët”. Kjo ishte një pjesë nga deklarata e ministrit japonez të Mbrojtjes, Taro Kono i cili konfirmoi se vendi i tij po përgatit protokollet për një sulm të mundshëm.
Kono  pohoi gjatë deklaratës se pilotët e forcave vetë-mbrojtëse japoneze nuk kanë gjetur ende UFO, por vendi gjithsesi po merr masa.

Qeveria e vendit aziatik raportoi se shtatë avionët e saj luftarakë bazë, të cilët shkojnë nga Hokkaido në Okinaëa, tashmë janë duke punuar për të identifikuar “aeroplanët me origjinë të panjohur”.
Ai tha se “megjithëse ushtria nuk ka parë ndonjë anije jashtëtokësore, vendi do të përgatitet për një pushtim eventual”.

Ministri tha që ai nuk beson në UFO, por do të donte të dinte pse Pentagoni pubnlikoi videot me UFO (Objekte Fluturuese të Paidentifikuara).
Pentagoni publikoi disa ditë më parë tre video të pilotëve të Marinës Amerikane, të cilët vënë re objekte fluturuese të paidentifikuara, shkruan “The Guardian”.

Pentagoni, selia e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara i përshkruan objektet si “fenomene ajrore të pashpjegueshme”.
“Pamjet u publikuan për të qartësuar çdo ide të gabuar që qarkullon dhe për të sqaruar nëse videot qenë të vërteta ose jo,” thuhet në deklaratën e faqes së Departamentit të Mbrotjes.

Duhet thënë se për herë të parë, videot u publikuan nga Neë York Times në 2017-n dhe tregojnë objekte që lëvizin me shpejtësi të çuditshme. Dy video i përkasin vitit 2015 dhe tregojnë objekte të çuditshme në ajër, ndërsa një nga videot tregon një incident në vitin 2004, ku pilotët e Marinës u ndeshën me një objekt 40 metra të gjatë që qëndronte rreth 50 metra mbi ujë.

Artikulli i mëparshëmBjellorusia sfidon pandeminë dhe lë në hije Putinin (FOTO)
Artikulli i radhësPandemia, periudha më e mirë për të lënë duhanin! Disa këshilla që ju ndihmojnë të braktisni zakonin e dëmshëm