Në një nga momentet më të diskutuara të formatit, Drenusha, një nga banoret e përfolura të “Big Brother”, i ka bërë të qartë Rezit se nuk ka hyrë në këtë eksperiencë për të krijuar një lidhje romantike. Pavarësisht miqësisë së ngushtë mes tyre, Rezi duket se ka shfaqur interes për të vazhduar njohjen me të jashtë formatit, por Drenusha ka theksuar se synimi i saj është vetëm për të krijuar miqësi dhe për të përjetuar eksperiencën unike që ofron ky format.
“Shiko, Rezi, unë këtu s’kam ardhë me bo lidhje as pëlqime. As nuk më intereson ajo pjesë. Kam ardhë me kriju shoqëri e me përjetu eksperiencën më të mirë të jetës sime,” ka theksuar ajo, duke shuar çdo spekulim për ndonjë lidhje të mundshme.
Mbrëmjen e së mërkurës, dyshja përjetoi një krisje në marrëdhënien e tyre për arsye ende të paspecifikuara, duke ngjallur edhe më shumë kuriozitet tek shikuesit.