Rregullat e reja/ Si ndryshon jeta nga sot

0

Nga kjo e hënë 11 maj, nisin masat e reja të vendosura nga për hapjen graduale të bizneseve që janë mbyllur si pasojë e koronavirusit.

Në zonat e gjelbërta ( Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë) lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda me veturë qoftë edhe duke qenë më shumë se dy persona brenda.

Lëvizja me makinë mund të bëhet deri brenda orës 21 00.

Gjithashtu hapen parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare.

Por nga ana tjetër 6 zonat e kuqe do të vijojnë të jenë të bllokuara dhe udhëtimet nga një zonë e kuqe drejt një të gjelbërte do të ndalohen nga policia.

Artikulli i mëparshëmJuventusi shumë pranë transferimit të Aouar
Artikulli i radhësParalelet midis zhdukjes së lisë dhe COVID-it