Në Maqedoninë e Veriut, debatet për të drejtat e shqiptarëve të garantuara në Marrëveshjen e Ohrit kanë marrë vrull pas ardhjes në pushtet të koalicionit VLEN. Zv.kryeministri Arben Fetai, në një intervistë për Top Channel, ka siguruar se marrëveshja nuk është cënuar, pavarësisht tensioneve të fundit.
“Kushtetuta nuk është prekur ende. Në momentin që ajo do hapet për rrugën europiane, do trajtojmë edhe çështjen e definicionit të gjuhës shqipe,” deklaroi ai.
Ndërkohë, Fetai nuk e sheh me shqetësim sfidat kushtetuese ndaj ligjit të gjuhës shqipe, duke theksuar se ndryshimet e miratuara me shumicë të dyfishtë janë të pandryshueshme nga një trup tjetër.
Në një deklaratë të fortë, Fetai komentoi mbi akuzat për korrupsion të lidhura me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), duke përmendur blerjen e një prone 23 milionë euro nga nipi i liderit të opozitës, Ali Ahmeti. “Shqetësimi i Ahmetit lidhet me përballjen që BDI pritet të ketë me drejtësinë për herë të parë,” shtoi ai.
Zv.kryeministri gjithashtu diskutoi përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, duke shprehur optimizëm për progresin në integrimin europian, sidomos pas formimit të një qeverie politike në Sofje.
Në Maqedoninë e Veriut, vëmendja mbetet te zhvillimet politike dhe ligjore që ndikojnë të ardhmen europiane të vendit dhe të drejtat e komuniteteve etnike.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Deklarara bombë e zv.kryeministrit të RMV-së: Nipi i Ali Ahmetit ka blerë...