Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

0

Ngjarja tragjike te shkolla “Fan Noli” në Tiranë, ku humbi jetën Martin Cani dhe mbeti i plagosur rëndë Luisi, vazhdon të shkaktojë reagime të forta. Babai i 14-vjeçarit të plagosur ka zbuluar detaje të reja për sulmin, duke kërkuar drejtësi dhe veprim të menjëhershëm nga autoritetet.

“Luisi është ende në një fazë rikuperimi dhe ndodhet në intubim. Ai është goditur katër herë në trup dhe ka marrë një gërvishtje në dorën e majtë. Goditjet janë shkaktuar nga dy persona, jo vetëm një. Këta janë dy autorë vrasës,” deklaroi ai.

Sipas babait të Luisit, njëri nga autorët, i identifikuar si K. B., është ende i lirë dhe mund të jetë larguar nga Shqipëria. “Kam marrë vesh se ai ka marrë prindërit dhe po përgatitet të largohet, ose është larguar tashmë. Policia ka dhënë një deklaratë zyrtare për këtë. K. B. duhet të dorëzojë armën e krimit dhe të shkojë të dorëzohet vetë,” shtoi ai.

Ai gjithashtu paralajmëroi se nëse autoritetet nuk veprojnë, familja do të detyrohet të marrë masa private. “Nëse nuk ndërhyhet, ne do të veprojmë vetë, siç e zgjidhën ata me fëmijët tanë,” tha ai me tone të ashpra.

Ngjarja ka ngritur shqetësime të thella për sigurinë e të rinjve në shkolla dhe për përgjegjësinë e institucioneve në raste të tilla. Familjet kërkojnë drejtësi për humbjen dhe plagët e fëmijëve të tyre, ndërsa opinioni publik është i tronditur nga mosveprimi i menjëhershëm i autoriteteve.

Artikulli i mëparshëmIu plagos djali në sherrin me thika ku vdiq Martini/ Babai Luisit: Shteti nuk na ofron as fizioterapist dhe as psikolog
Artikulli i radhësFara e zezë: Ilaçi natyral për 200 sëmundje dhe sekretet e saj kurative