Skandali në Milano: Giletti zbulon video tronditëse të një futbollisti që ushtron dhunë ndaj një gruaje

0

Moderatori i njohur italian Massimo Giletti ka bërë një rrëfim tronditës gjatë programit “Lo stato delle cose” në Rai 3. Ai ka deklaruar se disponon një video të një futbollisti të njohur që luan në një nga skuadrat e Milanos, ku ai shfaqet duke ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

“Kam marrë një video ku një lojtar nga një nga dy skuadrat e Milanos godet me dhunë një vajzë në një lokal të famshëm milanez. Pamjet janë shumë të rënda dhe të pakontestueshme,” tha Giletti pa përmendur emrin e lojtarit.

Ai shtoi se futbollisti në fjalë, në një gjendje të konfuzuar, ka goditur vajzën disa herë dhe ka shkaktuar dëme materiale në lokal. Giletti theksoi se videoja është pjesë e hetimeve të mëtejshme dhe për momentin nuk do të publikohet.

Ky zbulim është veçanërisht i rëndë, duke pasur parasysh se vetëm pak ditë më parë, futbollistët e Serie A mbështetën fushatën #unrossoallaviolenza kundër dhunës ndaj grave, duke mbajtur një shenjë të kuqe në fytyrë. Kjo hipokrizi ka tronditur opinionin publik dhe pritet të ketë pasoja serioze për futbollistin në fjalë dhe për sistemin sportiv në përgjithësi.

Artikulli i mëparshëmBiden: Izraeli dhe Libani pranojnë armëpushimin për t’i dhënë fund konfliktit