Duke hapur një degë të re të Partisë Mundësia në Durrës, Agron Shehaj shpalosi disa nga prioritetet e tij politike, duke përfshirë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për çdo fëmijë deri në moshën 16 vjeç dhe rritjen e pensioneve.
Gjatë një takimi me qytetarët, Shehaj premtoi se nëse zgjidhet Kryeministër, çdo fëmijë deri në moshën 16 vjeç do të marrë një mbështetje prej 1000 eurosh në vit. Sipas tij, kostoja totale e këtij programi do të jetë rreth 150 milionë euro në vit, një shifër që, siç theksoi ai, është e përballueshme nëse fondet shtetërore menaxhohen me ndershmëri.
“Paratë nga buxheti i shtetit do të shkojnë te qytetarët, duke ndaluar politikanët të vazhdojnë t’i vjedhin. Pensionet do të rriten dhe çdo fëmijë do të marrë një mbështetje financiare,” deklaroi Shehaj.
Një tjetër angazhim ishte dëmshpërblimi i plotë i ish-të përndjekurve politikë. “Dëmshpërblimet nuk do të vazhdojnë më me këste, sepse kjo është një padrejtësi dhe një turp kombëtar,” u shpreh ai.
Shehaj gjithashtu bëri thirrje për një ndryshim rrënjësor në drejtimin e vendit dhe kritikoi ndarjen brenda opozitës, duke theksuar se bashkimi është i vetmi rrugë drejt suksesit.
“Vetëm një ndryshim me rrënjë mund ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo situatë. Na duhet një ekonomi e hapur dhe një politikë që i shërben qytetarëve,” përfundoi Shehaj.
FAQJA KRYESORE VENDI DHE RAJONI Agron Shehaj premton: Mbështetje financiare për fëmijët dhe pensionistët nëse zgjidhet Kryeministër