Gjithmonë kur hapni kronometrin e telefonit tuaj për të matur një garë, apo diçka tjetër të duket interesante dhe të tërheq të shikosh numrat teksa lëvizin në shpejtësi.
I nxitur nga kjo një person i pasionuar pas teknologjisë vendosi të shikojë se çfarë do të ndodhte pasi koha e iPodit të tij do arrite 9999 orë, 59 minuta dhe 59 sekonda, kohë për të cilin ai kishte menduar se ishte limiti i kronometrit.
Për këtë ai priti 416 ditë besojeni apo jo, gjithsesi të gjithë u befasuan me rezultatin në fund, pasi është pritur që koha të rifillonjë nga fillimi, apo të ndalet kronometrimi.
Gjithsesi asnjëra nga këto nuk ndodhi, ‘Stopwatch’ vazhdoi duke lënë të kuptohet se duhet ndoshta të presim 99999, 59 orë e 59 sekonda, por fatkeqësisht australiani Andrew nuk kishte durim për një eksperiment të dytë.
Por, në një tjetër eksperiment në iPad, ku përdoruesi kishte pak më shumë durim dhe priti se çfarë do të ndodh pas 10.000 orësh, atëherë vërtetoi se fillojnë parregullsitë në majte. /Telegrafi/