New York, ekzekutohet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve

0

Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare, një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve shëndetësore në SHBA, u qëllua me armë zjarri në qendër të Manhatanit.

Sipas burimeve mediatike amerikane, sulmi dyshohet të ketë qenë i planifikuar. Ngjarja ndodhi pak pas orës 6:45 të mëngjesit me kohën lokale, pranë hotelit New York Hilton Midtown në 6th Avenue.

Thompson, 50 vjeç, u transportua me urgjencë në spitalin Mount Sinai West, ku ndërroi jetë pas plagëve të rënda që mori në gjoks.

Autori i dyshuar, i cili u largua në këmbë nga vendngjarja, ishte veshur me një xhaketë ngjyrë kremi, një maskë të zezë dhe mbante një çantë shpine gri. Policia ka shpallur një shpërblim prej 10,000 dollarësh për këdo që ofron informacion që mund të çojë në arrestimin e autorit.



Sulmi ndodhi gjatë konferencës vjetore të investitorëve të sigurimeve, një ngjarje prestigjioze në industrinë e sigurimeve shëndetësore.

Autoritetet po hetojnë motivet e mundshme të sulmit, ndërsa ngjarja ka tronditur komunitetin e biznesit dhe më gjerë.

Artikulli i mëparshëmEuropol: 6 muaj në aplikacionin Matrix kushtonin 1300-1600 euro
Artikulli i radhësAvokati i familjes së Martin Canit sfidon Erion Braçen: Mosinformimi fillon nga institucionet shtetërore