Tatimet: Rimbursim për parapagimet e tatimit mbi fitimin deri më 30 dhjetor 2024

0

Administrata Tatimore ka njoftuar një mundësi të re për tatimpaguesit që ofrojnë shërbime profesionale. Në bazë të Aktit Normativ nr. 4, datë 27.11.2024, “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023, ‘Për Tatimin mbi të Ardhurat’,” tatimpaguesit mund të përfitojnë rimbursim për shumën e parapaguar të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin ose Tatimit mbi Fitimin për vitin 2024, brenda datës 30 dhjetor 2024.

Kush përfiton dhe si?

Rimbursimi i shumave të paguara do të zbatohet për tatimpaguesit që ofrojnë shërbime profesionale dhe kanë të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë. Është e domosdoshme që këta subjekte të kenë llogari bankare aktive në një bankë të nivelit të dytë dhe të gjitha transaksionet të realizohen në monedhën Lek.

Afati për dorëzim dhe procedura

Administrata Tatimore u bën thirrje tatimpaguesve të përditësojnë të dhënat e llogarive të tyre bankare deri më 10 dhjetor 2024. Ky proces kryhet përmes portalit e-Filing, në menunë “Filing im – Detajet e bankës.” Është theksuar rëndësia e plotësimit të saktë dhe të përditësuar të të dhënave për të garantuar rimbursimin në kohë të shumave të parapaguara.

Administrata ka nënvizuar rëndësinë e këtij procesi si një hap për të rritur transparencën dhe lehtësuar marrëdhënien mes tatimpaguesve dhe institucioneve shtetërore. Ky vendim pritet të lehtësojë barrën financiare të bizneseve të vogla që operojnë në sektorin e shërbimeve profesionale.

Artikulli i mëparshëmKadyrov sfidon Trump-in: “Le të shohim nëse është burrë i fjalës”
Artikulli i radhësZhupa dhe Braçe përplasen në Kuvend, mazhoranca largohet nga salla plenare