L’Equipe raporton se Lyoni është i gatshëm që të shesë Houssem Aouarin në merkaton verore.
Skuadra franceze është duke kërkuar 50 milionë euro për kartonin e lojtarit, e Juventusi është favoritë për t’i marrë shërbimet e tij.
Mesfushori ka kontratë me Lyonin deri në qershor të viti 2023, dhje vjen nga rradhët e akademisë së klubit, duke bërë që në këtë sezon të vihen në pah cilësitë e tij.
Aouar ka shënuar në këtë edicion nëntë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 37 paraqitje.
Në garë për transferimin e lojtarit është edhe Manchester City, mirëpo Zonja e Vjetër besohet se ka filluar bisedimet edhe me agjentin e lojtarit për t’i bindur ata që të kalojën në Torino.
Lyoni nuk do të heq dorë nga 50 milionët e kërkuar, gjersa skuadra italiane është në garë edhe për Arthur Melon e Barcelonës.