Pamje të rënda/ Detaje të reja mbi atentatin ndaj dy shqiptarëve në Greqi

0

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e ndodhur këtë të diel në periferi të Athinës, ku një shqiptar mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë.

Viktima është identifikuar si një 45-vjeçar me origjinë nga Saranda, baba i një djali dhe një vajze, ndërsa i plagosuri është një 46-vjeçar nga Puka, banues në Kamëz, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Dubai.

Ngjarja është zhvilluar në formën e një prite të mirëorganizuar, ku autorët kanë hapur zjarr nga një makinë në lëvizje, e cila rezulton të jetë vjedhur po atë ditë. Pamjet e publikuara tregojnë viktimën të shtrirë pranë një makine dhe të plagosurin që transportohet me ambulancë në spital.

Viktima ishte pronar i një lokali në një zonë periferike të Athinës dhe njihej më parë nga autoritetet për përfshirje në aktivitete të paligjshme. Në të kaluarën, ai ishte akuzuar për përfshirje në grup kriminal dhe zhvatje. Emri i tij është përmendur gjithashtu në hetime për ngritjen e një rrjeti të organizuar për falsifikim dhe aktivitete të tjera kriminale.

Nga informacionet e para, policia greke e konsideron ngjarjen si një larje hesapesh, për shkak të së kaluarës së viktimës dhe lidhjeve të tij me figura të njohura të botës së krimit. Një person i tretë ndodhej në vendngjarje, por fatmirësisht nuk është prekur nga plumbat.

Policia ka nisur një operacion për të kapur autorët e ngjarjes, por deri tani nuk ka detaje të reja mbi hetimet.

Artikulli i mëparshëmNjë javë nga nisja e “Big Brother Vip 4”: Kush janë banorët e konfirmuar të këtij edicioni
Artikulli i radhësDetaje të reja/ Trafiku i armëve organizohej përmes rrjeteve sociale, shkëmbime me kokainë