26-vjeçarja gjendet e pajetë në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit

0

Një ngjarje tragjike ka tronditur Kukësin, ku një e re 26-vjeçare është gjetur e pajetë në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit.

Trupi i pajetë i të ndjerës, e identifikuar me inicialet M.O., banuese në fshatin Kosharisht, u gjet pas raportimit të zhdukjes nga familjarët më 16 dhjetor. Sipas raportimeve, ekspertiza mjekoligjore nuk ka evidentuar shenja dhune apo dëmtime në trupin e viktimës, duke ngritur dyshime për një akt vetëvrasjeje.

Ngjarja u njoftua në polici nga të afërmit, të cilët deklaruan se kishin humbur kontaktet me 26-vjeçaren një ditë më parë. Materialet hetimore tashmë i janë dorëzuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e kësaj humbjeje tragjike.

Artikulli i mëparshëmDalin pamjet/ Ekzekutimi me tritol i komandantit rus pranë Kremlinit (VIDEO)
Artikulli i radhësMjeku humb jetën pas aksidentit tragjik në Sauk