Një aksident tragjik ka marrë jetën e mjekut specializant Vanion Cinari, i cili u përfshi në një përplasje rrugore pasditen e djeshme në rrethrrotullimin e TEG.
Cinari u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, por, për fat të keq, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda, duke ndërruar jetë disa orë pas ngjarjes.
Aksidenti i trefishtë shkaktoi edhe plagosjen e një 32-vjeçareje, Alba Shehaj, e cila aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa ngjarja ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin mjekësor dhe tek të afërmit e viktimës.