Sulmi terrorist në Magdeburg: MEPJ jep informacion nese ka shqiptarë të lënduar

0

Sulmi terrorist në Magdeburg të Gjermanisë, që la pas 11 viktima dhe mbi 60 të plagosur, ka tronditur mbarë Europën. Një automjet i marrë me qira nga një 50-vjeçar, i lindur në Arabinë Saudite dhe me profesion mjek, hyri me shpejtësi në tregun e Krishtlindjeve, duke përplasur njerëz për rreth 400 metra.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka reaguar, duke bërë të ditur se, sipas informacioneve paraprake, mes viktimave dhe të plagosurve nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë.

“I tronditur thellë nga lajmi i sulmit mizor në Magdeburg, që ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë një periudhe festive. Zemrat tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe popullin gjerman,” deklaroi ministri i Jashtëm, Igli Hasani, përmes një postimi në “X”.

Edhe kryeministri Edi Rama dënoi aktin, duke theksuar: “Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, duke marrë jetë të pafajshme dhe duke plagosur shumë gjatë festimeve të Tregut të Krishtlindjeve. Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm dhe mbetet e bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.”

Ky sulm tragjik ka rikthyer kujtimet e akteve të ngjashme në Europë, duke theksuar nevojën për vigjilencë të shtuar dhe bashkëpunim ndërkombëtar kundër terrorizmit.

Artikulli i mëparshëmSulm terrorist në Gjermani: Emigranti musliman vret 11 qytetar në tregun e Krishtlindjeve (VIDEO)
Artikulli i radhësArrestohet autori i dyshuar i sulmit në Magdeburg: Mjek me origjinë saudite (VIDEO)