Arrestohet autori i dyshuar i sulmit në Magdeburg: Mjek me origjinë saudite (VIDEO)

0
Autori i dyshuar në momentin e arrestimit

Një 50-vjeçar me origjinë nga Arabia Saudite, i cili punonte si mjek në një spital në Bernburg, është identifikuar si autori i sulmit tragjik në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani. Ai ka qenë banor i përhershëm në Gjermani që nga viti 2006, duke poseduar leje qëndrimi për shkak të profesionit të tij si mjek.

Sulmi ndodhi në orën 19:04, kur autori hyri me një BMW të zezë në tregun e mbushur me vizitorë, duke përplasur turmën për një distancë prej 400 metrash. Pasojat e sulmit janë të rënda: 11 viktima, përfshirë një fëmijë, dhe mbi 60 të plagosur, 15 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Spitali Universitar i Magdeburgut konfirmoi se të plagosurit e parë, rreth 10-20 persona, janë trajtuar menjëherë. Disa prej tyre u ndihmuan edhe në tramvajet dhe qendrat tregtare afër vendngjarjes.

Autoritetet gjermane po hetojnë motivet e sulmit, ndërsa raportet fillestare tregojnë se autori nuk ka qenë i njohur si ekstremist islamik. Ngjarja ka tronditur Europën, duke rikujtuar sulme të ngjashme në tregjet e Krishtlindjeve në të kaluarën.

Kancelari gjerman dhe autoritetet lokale kanë shprehur ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie.

Artikulli i mëparshëmSulmi terrorist në Magdeburg: MEPJ jep informacion nese ka shqiptarë të lënduar
Artikulli i radhësSulmi terrorist në Gjermani/ Dëshmitarja nën shok: “Nuk po gjej të dashurin tim”