Biznesmeni shqiptar Artan Kaja ekzekutohet në Itali, policia arreston një të dyshuar

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku Artan Kaja, një sipërmarrës 52-vjeçar, është gjetur i pajetë mbrëmjen e së martës në ambientet e kompanisë Smurfit, Lunata. Fillimisht, dyshohej se vdekja kishte ardhur për shkaqe natyrale, por hetimet zbuluan një të vërtetë tronditëse: Kaja ishte vrarë me armë zjarri.

Policia italiane ka arrestuar një bashkatdhetar të viktimës si të dyshuar për vrasjen, ndërsa hetimet vazhdojnë intensivisht për të gjetur armën e krimit. Trupi i pajetë i biznesmenit u gjet nga gruaja e tij, e cila kishte alarmuar autoritetet pasi ai nuk ishte kthyer në shtëpi.

Artan Kaja ishte pronar i një kompanie për trajtimin e paletave dhe punonte si kontraktor në Smurfit. Kthesa dramatike në hetime ka ngritur shumë pikëpyetje mbi motivet e vrasjes dhe rrethanat e ngjarjes. Karabinierët e njësisë hetimore po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë skemën.

Kjo ngjarje ka shkaktuar tronditje në radhët e komunitetit shqiptar në Itali dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase.

Artikulli i mëparshëmForcat RENEA futen nga tarraca për të ndihmuar qytetaren në Astir
Artikulli i radhësPërplasje mes Arlind Qorit dhe Blendi Fevziut në “Opinion”: Akuzat për censurë ndezin debatin