
Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Evertonit në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League. “Djajtë e kuq” ishin në disavantazh me dy gola deri në minutën e 72-të, kur Bruno Fernandes shkurtoi diferencën, ndërsa Manuel Ugarte barazoi shifrat në të 80-ën.
Situata në Renditje
Me këtë rezultat, Evertoni ngjitet në vendin e 12-të me 31 pikë, ndërsa Manchester United mbetet në një situatë të vështirë në vendin e 15-të me 30 pikë, duke rrezikuar të mbetet larg zonës evropiane.
United vazhdon të tregojë paqëndrueshmëri, ndërsa Evertoni siguron një pikë të vlefshme në garën për mbijetesë.