SPAK përgjon Gjykatën Kushtetuese? Kryetarja Zaçaj kërkon sqarime”

0
Hetimet e SPAK ndaj Gjykatës Kushtetuese”

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka kërkuar informacion nga kreu i SPAK, Altin Dumani, lidhur me pretendimet për përgjimin e gjyqtarëve të këtij institucioni. Gjatë një konference për mediat, ajo sqaroi se gjykata nuk ka asnjë informacion mbi një përgjim të mundshëm dhe se i ka dërguar një kërkesë zyrtare SPAK-ut për sqarime mbi ndonjë kallëzim apo hetim ndaj gjyqtarëve.

Zaçaj theksoi se Gjykata Kushtetuese mbështet çdo veprim të organeve ligjzbatuese, por vetëm brenda kompetencave të Kushtetutës dhe ligjit. Ajo sqaroi gjithashtu se ende nuk ka një përgjigje nga SPAK mbi këtë çështje.

Kjo situatë vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të vulosur paktin e qeverisë me Alabarin për Portin e Durrësit, duke rrëzuar kërkesën e opozitës për bllokimin e projektit.

Artikulli i mëparshëmTom Doshi del nga SPAK: “Isha për zgjedhjet në Rrogozhinë”
Artikulli i radhësAtentati në Kamëz: 17-vjeçari i arrestuar pranon nxitjen nga të tjerët, dy autorët kryesorë ende në kërkim