Përplasja e ashpër Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë: “Nuk ke kartat, ne po tentojmë të zgjidhim problemin”

0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë pas një debati të ashpër me presidentin amerikan Donald Trump, i cili përfundoi pa arritjen e një marrëveshjeje për ndihmën ndaj Ukrainës.

Takimi në Zyrën Ovale kishte si qëllim diskutimin e një marrëveshjeje që do t’i jepte SHBA-së qasje në industrinë e mineraleve të Ukrainës. Megjithatë, situata u tensionua kur Zelensky kërkoi që SHBA të mbante një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, ndërsa Trump e akuzoi atë për mungesë respekti dhe mirënjohjeje ndaj ndihmës së dhënë.

Shkëmbimi i ashpër mes Trumpit dhe Zelenskyt

Gjatë debatit, zëvendëspresidenti JD Vance e qortoi Zelenskyn, duke i thënë se duhet të ishte më falënderues ndaj ndihmës amerikane. “Ti nuk ke qenë ndonjëherë në Ukrainë për të na thënë se çfarë problemesh kemi. Hajde njëherë,” iu përgjigj Zelensky.

Trump ndërhyri ashpër duke i thënë liderit ukrainas:
“Ti nuk je në një pozitë të mirë. Nuk i ke kartat tani.”
Zelensky u përgjigj: “Nuk jam duke luajtur me karta.”
Trump: “Po, po luan me karta.”

Në një moment tjetër të debatit, Trump i tha drejtpërdrejt Zelenskyt:
“Ti nuk do ta fitosh këtë. Ke një shans shumë të mirë për të dalë nga kjo situatë vetëm prej nesh.”

Zelensky kundërshtoi duke thënë se Ukraina ka luftuar e vetme që nga fillimi i agresionit rus, ndërsa Trump theksoi: “Obama të dha rroba ushtarake, kurse unë të dhashë raketat Javelin.”

Një takim pa rezultate

Tensionet në këtë takim tregojnë një ndryshim të madh në politikën amerikane ndaj Ukrainës nën administratën Trump. Ndërsa Zelensky kërkoi më shumë mbështetje, Trump e bëri të qartë se Uashingtoni nuk do të vijojë të ndihmojë Ukrainën në të njëjtën mënyrë si më parë, përveçse nën kushte të reja.

Reagimet ndërkombëtare priten të jenë të forta, ndërsa Moska e ka quajtur këtë debat një “moment historik” që reflekton ndryshimin e dinamikës globale.

Artikulli i mëparshëmMoska buzeqesh pas debatit Trump-Zelensky: “Historike!”
Artikulli i radhësRamazani 2025: Data e fillimit, agjërimi dhe rëndësia shpirtërore