Kurti refuzon paraqitjen në prokurori: “Më shumë po luftojnë qeverinë sesa korrupsionin”

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës, pavarësisht urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të dëshmuar.

Kurti: Prokuroria duhet të vijë tek unë

Në vend të paraqitjes në prokurori, Kurti ndodhej në Gjilan, ku mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të një kopshti fëmijësh. Nga atje, ai deklaroi se prokuroria po përpiqet të luftojë qeverinë e tij më shumë sesa korrupsionin.

“Nëse prokuroria e ka pasur të rëndësishme dëshminë time, duhet të vinte te ne,” – u shpreh Kurti, duke shtuar se nuk refuzon të japë dëshmi, por këtë duhet ta bëjë nga zyra e tij si kryeministër.

Kjo situatë ka ngritur polemika të mëdha, me kundërshtarët politikë që e akuzojnë Kurtin për shmangie nga drejtësia, ndërsa mbështetësit e tij e shohin këtë si një përpjekje të institucioneve për të minuar qeverinë.

Artikulli i mëparshëmArrestohet 20-vjeçari në Vorë: Kapet me armë në automjet
Artikulli i radhësKaos në parlamentin e Serbisë: Gaz lotsjellës dhe përplasje mes deputetëve