
Seanca e parë e rregullt pranverore në Kuvendin e Serbisë u shoqërua me tensione të ashpra mes deputetëve të pozitës dhe opozitës. Shkak për kaosin u bë refuzimi i kërkesave të opozitës për të përfshirë dy çështje në rendin e ditës.
Përleshje dhe gaz lotsjellës në sallë
Gjatë seancës, situata u përshkallëzua në një përplasje fizike mes deputetëve, duke çuar në kaos të plotë në sallë. Madje, raportohet se u hodh edhe gaz lotsjellës, duke detyruar ndërprerjen e mbledhjes.
Dorëheqja e kryeministrit Vuçeviq
Në rendin e ditës ishte parashikuar edhe konfirmimi i dorëheqjes së kryeministrit Millosh Vuçeviq, çka ka shtuar më shumë tensionin mes palëve.
Ky incident vjen në një moment kur Serbia përballet me kriza të thella politike dhe protesta të vazhdueshme kundër qeverisë.