
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka regjistruar ankimimin e avokatëve të Erion Veliajt dhe katër të tjerëve të akuzuar në të njëjtën çështje, të cilët kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë.
Sipas njoftimit zyrtar të Apelit të GJKKO, çështja është regjistruar më 4 mars 2025, dhe shorti ka caktuar si gjyqtar Engert Pëllumbin.
Dy linja për të dalë nga burgu
Burime pranë hetimeve tregojnë se Veliaj po ndërmerr dy strategji për të siguruar lirimin:
- Përmes lidhjeve politike, veçanërisht me Fatmir Xhafajn, një emër i njohur për ndikimin e tij në drejtësi. Thuhet se Pëllumbi ka lidhje të afërta me Xhafajn, gjë që mund të ndikojë në vendimin gjyqësor.
- Përmes pagesave të majme, ku raportohet se Veliaj po përpiqet të blejë vendimin gjyqësor duke ofruar miliona euro gjyqtarit Engert Pëllumbi për të ndryshuar masën e sigurisë.
Dyshime për korrupsion në drejtësi
Sipas burimeve të afërta me procesin, shumat e ofruara nga Veliaj janë marramendëse, dhe ky është një test për sistemin e drejtësisë shqiptare.
A do të arrijë Erion Veliaj të blejë lirinë e tij, apo drejtësia do të qëndrojë e pavarur?
Vendimi për ankimimin pritet të jepet brenda ditëve në vijim, ndërkohë që çështja ka ndezur debate të forta politike dhe publike mbi pavarësinë e gjyqësorit në Shqipëri.