Shqiptarët, konsumuesit më të mëdhenj të kokainës në Europë

0

Shqipëria kryeson Europën për konsumimin e kokainës mes përdoruesve të drogave, sipas raportit të fundit të Agjencisë së Drogave të Bashkimit Europian (EUDA). Të dhënat nga Anketa Europiane në Internet mbi Drogat (European Web Survey on Drugs) tregojnë se 41 për qind e përdoruesve shqiptarë të drogave kanë konsumuar kokainë në 12 muajt e fundit. Ky nivel është gati dy herë më i lartë se mesatarja e Ballkanit Perëndimor (21 për qind) dhe ndjeshëm mbi mesataren e BE-së (29 për qind).

Kokaina dhe kanabisi, substancat më të përdorura në Shqipëri

Kanabisi mbetet substanca më e përhapur, me 56 për qind të përdoruesve që e konsumojnë rregullisht.
Shqipëria është i vetmi vend në rajon ku kokaina është droga e dytë më e përdorur, duke lënë pas substanca si benzodiazepinat (qetësuesit).
Përdorimi i kokainës në Shqipëri është një fenomen në rritje dhe një shqetësim serioz për shoqërinë dhe shëndetin publik.

Kokaina dominohet në baret e natës

  • 75 për qind e përdoruesve shqiptarë e konsumojnë kokainën pudër në baret e natës.
  • 69 për qind e përdorin në ambiente shtëpie.
  • 51 për qind e konsumojnë në festa dhe festivale muzikore.
  • Kokaina kristal (crack) përdoret më së shumti në ambiente shtëpie (75 për qind).

Arsyet kryesore të konsumimit të kokainës dhe kanabisit

Kokaina:

  • Për argëtim (58 për qind)
  • Për të reduktuar efektet e alkoolit (39 për qind)
  • Për të ulur stresin (31 për qind)
  • Për të mbajtur veten zgjuar (22 për qind)

Kanabisi:

  • Për t’u relaksuar dhe ulur stresin (70 për qind)
  • Për argëtim (58 për qind)
  • Për të përmirësuar gjumin (43 për qind)

Drogat, të pranishme edhe në shkolla dhe punë

17 për qind e përdoruesve të kanabisit pranojnë se e kanë konsumuar në shkollë, ndërsa 11 për qind në punë.
4 për qind e përdoruesve të kokainës raportojnë se e kanë konsumuar në ambientet shkollore.
20 për qind e përdoruesve të kokainës pluhur dhe 17 për qind e përdoruesve të kokainës kristal e kanë konsumuar në vendin e punës.

Si sigurojnë shqiptarët drogat?

Kanabis:

  • 46 për qind e përdoruesve e blejnë nga të njohurit ose të afërmit.

Kokainë:

  • 68 për qind e blejnë përmes miqve.
  • 47 për qind e sigurojnë përmes telefonit ose mesazheve.

Një fenomen në rritje dhe pasojat e tij

Raporti i EUDA thekson se përdorimi i kokainës dhe substancave të tjera po rritet ndjeshëm në Shqipëri, duke reflektuar një ndryshim shqetësues në sjelljen e përdoruesve të drogave.
Ky trend alarmues kërkon masa urgjente për të adresuar rrezikun e rritjes së konsumit të drogës në vend.

Artikulli i mëparshëmEkskluzive: Lista e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet parlamentare 2025
Artikulli i radhësVeliaj sfidon akuzat: “Më shumë do të flas nesër në seancë”