
Një tjetër kryebashkiak socialist ka dhënë dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ervin Demo, kryebashkiaku i Beratit, ka vendosur të largohet nga posti i tij për të hyrë në garën për një mandat deputeti në Kuvend.
Rritet numri i kryebashkiakëve që dorëhiqen për të kandiduar për deputet
Dorëheqja e Demës vjen pas largimeve të Agron Malajt nga Bashkia e Matit dhe Tërmet Peçit nga Bashkia e Tepelenës. Të tre pritet të jenë pjesë e listave të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme.
Këto lëvizje konfirmojnë një ristrukturim të madh në Partinë Socialiste, ku disa figura vendore po zhvendosen drejt politikës parlamentare, ndërsa vendet e tyre në bashki do të mbeten të përkohshme deri në zgjedhjet e reja lokale.