Industria e restoranteve është një prej më të goditurave nga kriza shëndetësore. Ndërsa shumica e bizneseve rreth Evropës i janë rikthyer aktiviteteve, baret dhe restorantet vijojnë të jenë kryesisht të mbyllur.
Edhe kur ata të rihapen, përshtatja ndaj rregullave të reja të distancimit social do ta vështirësojë rimëkëmbjen e këtyre bizneseve. Në Austri, ku restorantet do të fillojnë të presin klientë nga fundjava, kancelari Serbastian Kurz njoftoi një paketë shpëtimi prej 500 milionë eurosh për industrinë.
Masat mbështetëse për atë që Kurz e quajti “shpirti i vendit” synojnë rritje të konsumit dhe ulje të taksave.
“Ramë dakord për një paketë prej 500 milionë eurosh që synon të rrisë konsumin dhe reduktojë taksat për pronarët e restoranteve. Jam veçanërisht i lumtur që numri i ulët i infektimeve të reja do të na lejojë t’i rihapim restorantet në fund të kësaj jave, më 15 maj”, tha Kurz.
Austria ishte një ndër vendet e para që aplikoi kufizime për frenimin e pandemisë, por nuk pati shpërthim të pakontrollueshëm të rasteve. Vendi numëron mbi 15 mijë raste e 620 vdekje nga Covid-1.
Kurz tha gjithashtu se qeveria austriake mbështet rihapjen e kufijve të brendshëm evropianë, dhe se shpreson në siglimin e një marrëveshje me gjermanin për të lejuar udhëtimet mes dy vendeve gjatë verës.