SPAK përfundon hetimet për deputetin e PD, Qani Xhafa

0

SPAK ka përmbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa, i cili akuzohet për “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”. Sipas hetimeve, Xhafa shkaktoi një aksident më 11 mars 2023, teksa drejtonte një automjet në gjendje të dehur.

Ngjarja ndodhi në Bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan, ku deputeti humbi kontrollin e mjetit të tij Toyota me targa AB 457 IJ dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në atë kohë, Xhafa ishte kandidat për deputet, por pas dorëheqjes së Luciano Boçit për të garuar për kryetar bashkie, ai mori mandatin në Kuvendin e Shqipërisë më 19 maj 2023. Kjo bëri që çështja të kalojë për gjykim në GJKKO.

Sipas njoftimit të SPAK, Xhafa mund të përballet me ndëshkime të rënda ligjore për shkeljen e kodit rrugor, ndërkohë që procesi gjyqësor pritet të nisë së shpejti.

Artikulli i mëparshëmAnuela Ristani: Nuk Jam “E Besuara e Ramës” në Bashkinë e Tiranës
Artikulli i radhësVeliaj tentoi të luajë kartën e problemeve mendore – Klodiana Lala zbulon detajet nga paraburgimi