Veliaj tentoi të luajë kartën e problemeve mendore – Klodiana Lala zbulon detajet nga paraburgimi

0

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga qëndrimi i Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit, duke raportuar se ish-kryebashkiaku ka kërkuar konsultë me psikiatrin pas publikimit të përgjimeve të SPAK.

Sipas Lalës, Veliaj pretendoi se nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike dhe për këtë arsye kishte folur në mënyrën që pasqyrojnë përgjimet. Ajo thekson se ai ka kërkuar një vlerësim mjekësor për të justifikuar komunikimet e tij.

“Në dosjen hetimore ka urdhra të qarta që tregojnë se Veliaj ka pretenduar se nuk ka qenë në gjendje të mirë mendore dhe për këtë ka kërkuar konsultë me psikiatrin. Ai ka thënë se është e pamundur të ketë folur në atë mënyrë,” – deklaroi Klodiana Lala.

Megjithatë, raportet zyrtare tregojnë se Veliaj ka marrë vetëm ilaçe për tensionin e lartë, ndërsa një kontroll i detajuar i barnave në burg nuk ka evidentuar ndonjë trajtim tjetër të veçantë.

Lala gjithashtu thekson se Veliaj ka refuzuar të transferohet në qendrën spitalore të burgjeve për ekzaminime të mëtejshme, edhe pse ky opsion i është ofruar nga drejtoria e institucionit.

Këto zhvillime ngrejnë pikëpyetje mbi strategjinë e mbrojtjes që po ndjek Veliaj, veçanërisht në një kontekst ku zyrtarët e lartë të përfshirë në çështje të rëndësishme shpesh përdorin pretendime shëndetësore për të shmangur qëndrimin në paraburgim.

Artikulli i mëparshëmSPAK përfundon hetimet për deputetin e PD, Qani Xhafa
Artikulli i radhësBashkitë dështojnë me investimet publike – vetëm 43% e fondeve të realizuara në 2024