Shqipëri–Andorrë: Gjyqtari i sfidës emërohet Sebastian Gishamer

0

Federata Evropiane e Futbollit ka vendosur që austriaku Sebastian Gishamer të jetë arbitri kryesor për ndeshjen kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Andorrës. Takimi është pjesë e raundit eliminator dhe do të luhet nën vëmendjen e lartë të tifozëve kuqezi.

Kush është Gishamer?

Sebastian Gishamer është 36 vjeç dhe mban stemën e FIFA-s që prej vitit 2019. Edhe pse me përvojë të kufizuar në ndeshje të profilit të lartë, ai ka gjykuar më parë në sfida me ekipe të rajonit, përfshirë Andorrën ndaj Kosovës në vitin 2023 në Prishtinë, si dhe përballjen europiane Debrecen–Kukësi në 2019.

Ndonëse nuk konsiderohet ndër arbitrat elitarë të kontinentit, emërimi i tij nënkupton një prani të balancuar për një ndeshje ku Shqipëria shihet si favorite.

Artikulli i mëparshëmThe Hypocrisy of UNICEF: A Hollow Call for Afghan Girls’ Education
Artikulli i radhësTrump i heq lejet e sigurisë Hillary Clinton-it dhe Kamala Harris-it