PËRGJIMET VELIAJ/ Koka ime vlen 2 milionë euro –Kryebashkiaku kërkon nga Ajola, Mero dhe Rama të inskenojnë një skandal tronditës!”(Pjesa 11)

0

Në faqen 79 të dosjes së zbardhur nga CNA, zbulohet një nga skenat më të forta të përfshira në përpjekjet e Erion Veliajt për të manipuluar perceptimin publik dhe hetimet ndaj tij. Ai vetë sugjeron një skenar të bujshëm: inskenimin e një rryshfeti prej 2 milionë euro, si pagesë e pretenduar për prokurorin e çështjes së tij.

“Kjo nuk duhet të duket si diçka që vjen nga unë,” urdhëron Veliaj, duke përdorur emrin e gazetarit Mero Baze si një mjet për të përhapur skenarin. Veliaj i kërkon Ajolës të flasë me Kryeministrin dhe Meron, dhe të shpjegojë që sipas “dëshmitarëve” – Alban Dokushi, Isuf Berberi dhe Myslim Murrizi – koka e tij paska një çmim prej dy milionë eurosh.

Ai shkon më tej duke i kërkuar Arbrit të organizojë takime urgjente dhe të koordinojë komunikimin për këtë inskenim mediatik, që sipas tij është jetik. “Tuesday është life or death”, thotë ai, duke bërë të qartë që gjithçka është në funksion të një përballjeje të fundit.

Ndërkohë, të hënën pritej të mbërrinin dy avokatë amerikanë, që do bënin një deklaratë për shtyp. Erioni urdhëron që për ta të jetë gati një konferencë me gazetarët dhe një hotel.

Ky episod nxjerr në pah jo vetëm tentativat për të manipuluar opinionin publik, por edhe mobilizimin e figurave të rëndësishme politike dhe mediatike për të ndihmuar Veliajn në përballjen me drejtësinë.


A ka përdorur Erion Veliaj media për të manipuluar publikun?
Po. Sipas përgjimeve, ai i jep udhëzime të qarta familjarëve të tij për të komunikuar me drejtues mediash dhe për të inskenuar informacione që do e vendosnin në pozicion viktime.

Pse përmendet shifra 2 milionë euro?
Veliaj pretendon se kjo shumë është ofruar për “kokën” e tij, dhe dëshiron që ajo të shpërndahet në media si fakt, përmes figurave si Mero Baze.

Kush janë dëshmitarët që përmenden?
Alban Dokushi, Isuf Berberi dhe Myslim Murrizi përmenden nga vetë Veliaj si persona që mbështesin pretendimet e tij.

A përfshihet Kryeministri në këtë komunikim?
Po. Veliaj i kërkon Ajolës të komunikojë me KM-në (Kryeministrin) dhe t’i japë informacionin përmes njerëzve të afërt si Arbri, Fuga apo Mero.


Artikulli i mëparshëmPËRGJIMET VELIAJ/ “O Dal, O Rri Katër Muaj!” – “Lali” Drejton Mediat nga Burgu, Urdhëron ‘Front Informativ’ kundër Drejtësisë (Pjesa 10)
Artikulli i radhësKryeministri Rama Nderohet në Izrael: Medalje Presidenciale për Miqësinë dhe Luftën Kundër Antisemitizmit