Sherr për prona në Divjakë përfundon me të shtëna: vëllai qëllon me armë gjahu

0

Një përplasje mes vëllezërve në fshatin Fierseman të Divjakës ka përfunduar në një incident të rëndë me armë zjarri, mbrëmjen e së martës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, pas një debati për motive pronësie mes shtetasve Z.K., 58 vjeç dhe A.G., 57 vjeç, të cilët fillimisht goditën me grushte vëllanë e tyre, Sh.K., 50 vjeç.

Pas sulmit fizik, Sh.K. reagoi duke përdorur armën e gjahut që zotëronte me leje dhe qëlloi në drejtim të tyre. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ndërhyri menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Menjëherë pas incidentit, Sh.K. u shoqërua në Komisariatin e Policisë, ndërsa dy të tjerët, Z.K. dhe A.G., janë shpallur në kërkim pasi u larguan nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor është në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti familjar, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Autoritetet janë duke analizuar të gjitha provat dhe dëshmitë për të përcaktuar saktësisht përgjegjësitë penale të secilës palë të përfshirë.

Artikulli i mëparshëmBayerni Mposhtet Nga Interi, Arsenali Turpëron Real Madridin në Champions League
Artikulli i radhësTragjedi në Republikën Domenikane: Shembet çatia e klubit të natës, të paktën 44 viktima